SHPËRNDAJE

Një familje e ka adaptuar një qen, i cili shumë shpejt ua ka kthyer dashurinë. Ka dashur të luaj me fëmijët e tyre dhe ka qenë shumë i dëgjuar.

Ka qenë shumë i dëgjueshëm dhe shumë shpejt i ka marr mësimet.. Por një natë kanë vërejtur diçka shumë të çuditshme. E kanë kuptuar se qeni i tyre nuk po fle natën, por vetëm zgjohej dhe rrinte para derës së dhomës së tyre. Kjo përsëritej vazhdimisht dhe nuk dinin se çka të bënin.

E kanë dërguar në veterinari dhe pasi që e ka kontrolluar ka ardhur në përfundim që është shumë i shëndoshë. E kanë kthyer në qendrën ku e kanë birësuar dhe aty e kanë kuptuar historinë e dhimbshme.

E kanë kuptuar se pronarët e mëhershëm të qenit natën e kanë sjellë në këtë qendër dhe më kur nuk janë kthyer, transmeton gazetametro.net.

Qeni atëherë ka qenë duke fjetur shumë mirë, por kur është zgjuar e ka kuptuar që ka mbetur pa familjen e tyre, prej të cilëve nuk ka mundur as të përshëndetej.

Kur e kanë dëgjuar këtë ngjarje të gjithë kanë qarë dhe kanë vendosur prapë ta kthejnë në shtëpi qenin, duke u munduar të ia kthejnë besimin që ka humbur.

Ata e kanë vendosur pranë krevatit të tyre atë të qenit, duke u munduar t’i tregojnë që po duan ta mbajnë afër vetes.

Pas disa javës ky qen ka arritur të fitojë besimin dhe rehatinë, e ku më pas gjeti rahatinë e gjumit.