SHPËRNDAJE

Në kohë zgjedhjesh ajo që bie në sy është acarimi i atmosferës zgjedhore gjatë fushatës.

Përveç debatit dhe akuzave të ashpra politike, nuk mungojnë edhe grushtat mes atyre që kërkojnë votën e popullit, apo ata që janë të zgjedhur të popullit. Skenat e grushtave dhe dhunës së ushtruar është evidente në shumë debate televizive që kanë pushtuar rrjetet sociale.

Kjo atmosferë nuk është në zgjedhjet që pritet të ndodhin më 15 tetor në Maqedoni dhe që më 25 shtator apo të hënën fillon fushata zgjedhore.

Në disa debate tanimë që janë zhvilluar INA mëson se ka pasuar tensione mes kandidatëve, që janë ndjekur me akuza të rënda, por fatmirësisht s’ka pasur grushta. Në të shumtën e rasteve, kandidatët e acaruar dhe që e kanë ditur se nuk mund të jenë të përmbajtur përballë kundërkandidatëve të tyre të përbetuar, nuk kanë shkuar fare në debate.

Video më poshtë shfaq skena të dhunës me grushta, gota të hedhura me ujë si dhe dhunë brutale nëpër studio televizive, por edhe në ambiente të jashtme.