SHPËRNDAJE

Në Japoni është e zakonshme që njerëzit të jetojnë deri në moshë të shtyrë. Kështu kishte ndodhur edhe me një grua me emrin Miyako Chiyo, e cila ka vdekur të dielën në moshën 117 vjeçare.

Chiyo kishte lindur më 22 maj 1901 dhe e mori titullin e njeriut më të moshuar në botë kur gruaja e parë më e moshuar në botë vdiq gjithashtu në moshën 117 vjeçare.

Të dhënat lidhur me moshën dhe ditëlindjen e saj janë të vërtetuara edhe në ministrinë shëndetësore në Japoni, ndërsa gjithashtu edhe Libri i Rekordeve Giunness e kishte njohur si njeriun më të moshuar në botë.

Në një letër, familja e saj ka thënë që ajo ishte person shumë aktiv dhe preferonte të hante shumë ushqim aziatik, si për shembull sushi.