SHPËRNDAJE

Nëse ndonjëherë keni menduar se ku do të iknit nga të gjitha, e mos t’ju gjejë askush, ndoshta ekziston zgjidhja për këtë. Është një pikë në planet që është më e largët nga cilado tokë, prandaj me këtë edhe e ka marrë titullin e vendit më të izoluar në botë.

Point Nemo gjendet në mes të Kilit dhe Zelandës së Re dhe është larg rrafsh 2.688 kilometra nga ishulli koral Dusi në arkipelagun Pitkern, ishulli Notu Nui (afër Ishullit të Pashkëve) dhe ishulli Mar (Antarktik).

Sa për ilustrim: Stacioni ndërkombëtar i gjithësisë (ISS) sillet rreth Tokës në lartësi prej 408 kilometrave.

Edhe disa fakte mbi pikën më të largët në botë:

Point Nemo është i njohur prej vitit 1992. U “zbulua” relativisht vonë. Në vitin 1992 eksperti i matjeve gjeodezike Hrvoje Lukatela e ka llogaritur se ku gjendet pika më e largët me ndihmën e programit kompjuterik.

Pika më e largët e ka marrë emrin sipas personazhit të Zhyl Vernit “20.000 milje nën det”.

As për botën shtazore ky vend nuk është shumë i përshtatshëm. Biologu detar Steven D’Hont e ka përshkruar si “vendin më joaktiv biologjikisht në gjithë oqeanet”. Arsyeja: sepse Point Nemo është aq larg nga toka saqë erërat nuk mund të sjellin materie të mjaftueshme ushqyese.

Përveç kësaj, rrymat detare e mbajnë ujin e pasur me materie ushqyese.