SHPËRNDAJE

Colin Furze është një nga inovatorët më të njohur, i cili arrin të krijojë mjaft krijime të panatyrshme dhe shpesh të panevojshme, me të cilat ai zbavit shikuesit e tij.

Megjithatë, përcjell Telegrafi, risia e tij e fundit ka ngacmuar publikun, sepse ajo është një makinë që mund të shndërrohet në një xhakuzi ose mini-pishinë, e cila ka një skarë të ndërtuar në të.

Në videon e tij të fundit, Furze tregon se si është e mundur të përdorësh një makinë në të cilën mund të “notosh” dhe është veçanërisht interesante që të gjitha pjesët e makinës janë të papërshkueshme nga uji, tek e cila, elektronika është absolutisht e mbrojtur.

“Kjo është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, thotë Furze, duke shtuar se ai ishte i kënaqur me këtë shpikje.