SHPËRNDAJE

Nivelet e kolesterolit në trup kanë rëndësi, pa marrë parasysh moshën qe keni. Një 35 vjeçar që jeton me nivele të larta të kolesterolit për dy dekada mund të jetë në rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës për 93%. Për të shmangur këtë fat, largojuni yndyrnave dhe duhanit, dhe filloni të konsumoni këto ushqime të dashura për zemrën:

1. Avokado
Bazuar në një studim, kur njerëzit e mbipeshë kanë ngrënë një avokado në ditë si pjesë e një diete me yndyrna të moderuara, ata kanë ulur kolesterolin e keq (LDL) për 10 % dhe kolesterolin në total për 8 % krahasuar me ata që kanë ngrënë një dietë normale. Avokadot përmbajnë fibra dhe tjerë nutricient që ndihmojnë në bllokimin e absorbimit të kolesterolit.

2. Soja
Ngrënja e 14 – 50 gram në ditë të ushqimeve që përmbanë sojë për katër muaj e ka ulur nivelin e kolesterolit total për 2 %, LDL-jën për 3 % dhe trigliceridet për 4 %, bazuar në një analizë. Rezultatet kanë qenë edhe më të mira në ata që kanë pasur diabet apo qe kane qene obez. Soja mund të zvogëloj aftësinë e trupit për të prodhuar kolesterol.

3. Tërshëra
Dihet se tërshëra e ulë nivelin e kolesterolit në përgjithësi, por një analizë kohëve të fundit ka zbuluar se ato gjithashtu reduktojnë edhe dy lloje tjera të kolesterolit që janë më pak të njohura, non-HDL kolesteroli dhe apoB.

4. Fasulet
Konsumimi I 130 gram të fasuleve në ditë mund të ulë LDL kolesterolin përafërsisht për 5 %, bazuar në një analize të vitit 2014. Kjo do të thotë që ulet edhe rreziku për sëmundje të zemrës.