SHPËRNDAJE

Zakonisht për aromën e keqe të trupit jemi të prirë të fajësojmë aktivitetet fizike ose ushqimin, mirëpo jo gjithmonë këta dy faktorë janë fajtorë. Aroma që del nga trupi me anë të djersës mund të thotë shumë për shëndetin tuaj.

Disa nga arsyet që trupi juaj bie erë të keqe vazhdimisht janë:

A pnea – nesë në mënyrë të vazhdueshme keni vërejtur se trupi dhe goja mbajnë erë të pakëndshme, atëherë ju mund të vuani nga çrregullimi i gjumit i quajtur “a pne”.

Diabeti – një komplikim gjatë diabetit, i shkaktuar nga lirimi i tepruar i një substance të quajtur DKA, e cila paraqitet kur sasia e insulinës në trup është shumë e ulët dhe e sheqerit shumë e lartë mund të jetë arsyeja që lëkura mban erë të keqe.

Intoleranca ndaj laktozës – Nëse këmbët tuaja vazhdimisht mbajnë erë të keqe edhe pasi t’i pastroni atëherë ju mund të jeni intolerant ndaj laktozës.

Infeksione të traktit urinar – nëse urina ka një aromë të rëndë, atëherë ju mund të jeni duke vuajtur nga ndonjë infeksion i traktit urinar.