SHPËRNDAJE

Më shumë se 3.3 milionë litra vaj të palmës, si dhe mbi 7 milionë kilogramë produkte me yndyrë të palmës kanë hyrë në Kosovë gjatë 20 muajve të fundit. Ky produkt, i cili gjendet rrallë në treg, sipas Shoqatës së Qumështarëve është kancerogjen. Por në anën tjetër, përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit thonë se vaji i palmës nuk është i rrezikshëm për konsum.

Rreth 7 milionë kilogramë produkte me vaj palme, si dhe më shumë se 3.3 milionë litra vaj të palmës kanë hyrë në vendin tonë vetëm gjatë 20 muajve të fundit. Por, në realitet dyshohet se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë pasi një sasi e konsiderueshme dyshohet se ka hyrë në vendin tonë përmes rrugëve ilegale.

Ky produkt, i cili rrallë gjendet nëpër dyqanet e shumta të vendit, nga Shoqata e Qumështarëve të Kosovës po konsiderohet si kancerogjen, por në anën tjetër zyrtarë të Shoqatës së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës thotë se konsumimi i këtij produkti nuk është i rrezikshëm për konsum.

Vaj i palmës është në lloj i vajit vegjetal për ngrënie, i cili rrjedh nga frutat e palmës, të rritur në pemën e palmës afrikane. Vaji i palmës është me origjinë nga Afrika Perëndimore, por palmat mund të lulëzojnë kudo ku ka ngrohje dhe reshje të bollshme,

Sponsored by Revcontent

MOS I HUMBISNI