SHPËRNDAJE

1. Pini ujë kokosi

Kur keni tmerrësisht shumë vapë dhe e ndjeni që trupi juaj po dehidratohet pini ujë kokosi. Eshtë perfekt kur trupit i duhet ujë, i pasur me elektrolite dhe disa karbohidrate. Në studimet e kryera ka rezultuar se uji i kokosit zëvendëson gjithë lëngjet e humbura gjatë aktiviteteve fizike, prandaj është pije shumë efiçente edhe për sportistët.

2. Supë me lëng mishi

Kombinimi më i mirë për t’u dehidratuar. Për më tepër, lëngu i kockave i gatuar në supë është i pasur me proteina që ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit. Mos harroni t’i shtoni edhe perime kur i gatuani!

3. Shalqini, pjepri, etj

Frutat që kanë në përmbajtjen e tyre shumë ujë janë një opsion i mirë për të qëndruar të hidratuar. Duhet të jenë zgjedhja juaj e parë sa herë keni etje apo doni të konsumoni diçka!

4.Gazpacho

Supa e ftohtë, e famshme në Spanjë dhye Portugali preferohet kryesisht gjatë muajve të verës. Përbërësi i tij kryesor (domatja) është një prej ushqimeve më hidratuese, prandaj mësoni receten dhe mos e ndani më, sidomos gjatë këtyre ditëve.

5. Qumështi

Besojeni ose jo, qumështi është i pasur në ujë dhe ka elektrolitë të nevojshme për organizmin. Super zgjedhje për të qëndruar të hidratuar ose nëse po përballeni me mungesë të oreksit.