SHPËRNDAJE

Siç mund ta dimë të gjithë, nuk duhet të përdorni ‘llak të thonjve’ shumë shpesh, sepse thonjtë tuaj do të thahen dhe do të kthehen në të verdhë.
Megjithatë, duket se ky lloj i kozmetikës mund të shkaktojë edhe më shumë dëme serioze në shëndetin tonë.

Nuk ju këshillojmë që të mos i lyeni më thonjtë kurrë, por vetëm t’ju tregojmë efektet negative të përbërësve të tij në trupin tuaj, transmeton Gazeta Express.

Cili është rreziku kryesor?

Rreziqet e llakut të thonjve qëndrojnë tek helmueshmëria e tij. Disa produkte për kujdesin ndaj thonjve përmbajnë përbërësit si më poshtë, të cilët janë në gjendje ta dëmtojnë shëndetin tuaj:

Toluene – një tretës i cili u jep thonjve në përfundim zbutës dhe ruan pigmentin. Toluene mund të ndikojë në sistemin qendror nervor dhe të shkaktojë çrregullime riprodhuese. Dhimbje koke, të ligët dhe ligështim janë vetëm disa prej pasojave nga përdorimi i llakut të thonjve.

Formaldehyde – një gaz pangjyrë që ndihmon në zgjatjen e jetëgjatësisë së llakut. Nëse vuani nga alergjitë, kontakti me formaldehyde mund të shkaktojë pezmatim të lëkurës dhe djegie të mundshme kimike. Në raste të rralla, mund të shkaktojë çrregullime në ritmin e zemrës dhe kancer, transmeton Gazeta Express.

Dibutyl Phthalate përdoret si një aromë. Prezenca e këtij përbërësi të rrezikshëm mund të shkaktojë çrregullime endokrine, sëmundje gjinekologjike dhe sëmundje të traktit respirator.

Shkencëtarët kryen një studim me një grup prej 24 grash. 6 orë pas lyerjes së thonjve, shumica e pjesëmarrëseve filluan të shfaqnin nivele të rritura të fostatit difenil – një derivat i trefenil fostatit i cili formohet në procesin e metabolizmit.

10 orë pas fillimit të eksperimentit, nivelet e fostatit difenil në trupin e të gjitha pjesëmarrëseve u rrit 7 herë më shumë sesa normalja. Këto rezultate janë me të vërtetë alarmuese.

Si ta zgjedhni një llak që nuk shkakton dëme në shëndetin tuaj?

Disa paketime me llak thonjsh kanë shenja të veçanta:

“5-free” do të thotë se produkti nuk ka formaldehyde, toluene, dibutyl phthalates ose camphor.

“3-free” do të thotë se nuk i ka vetëm tre përbërës të dëmshëm: formaldehyde, dibutyl phthalate dhe toluene.

Para se të blini llak thonjsh, së pari kushtoni vëmendje përbërësve dhe mbajeni në mend – shëndeti është në duart tuaja! /Gazeta Express