SHPËRNDAJE

Sipas studiuesve, në trupin tuaj ndodh reaksion kimik kur puthni për herë të parë. Në këtë mënyrë ju përjetoni ndjenja të këndshme. Më poshtë 5 gjërat që ndodhin me trupin tuaj kur puthni për herë të parë:

1.Çliroheni nga stresi

Një studim ka zbuluar se në momentin kur puthni për herë të parë, ulet në mënyrë drastike niveli i hormonit të stresit, kortizoni.

2.Ndihmon në luftën kundër kolesterolit.

Puthja ka ndikim pozitiv në presionin e gjakut. Studiuesit kanë zbuluar se një puthje romantike mund të ulë nivelin e kolesterolit.

3.Pështyma juaj është shumë e zgjuar

Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, puthjet shërbejnë për të vlerësuar nëse personi që po puthni mund të jetë bashkëshorti juaj i ardhshëm. Dhe këtu luan rol pështyma. Mesa duket, përbërja kimike e pështymës ndihmon trupin tuaj të vendosë nëse personi që po puthni është i përshtatshëm për të krijuar familje.

4.Rritet adrenalina

Adrenalina arrin në nivele të larta dhe rrahjet e zemrës shtohen kur ju puthni për herë të parë. Mos u shqetësoni, kjo është diçka e mirë.

5.Trupi prodhon shumë kimikate të tjera që shkaktojnë lumturi

Trupi ynë nuk prodhon vetëm adrenalinë dhe oksitacinë. Janë një tërësi e kimikateve që prodhohen dhe na bën tepër të ndjeshëm. Justin Lehmiller, profesor i psikologjisë në Universitetin e Harvardit, thotë se trupi ynë është i mbushur me dopaminë. Dopamina çlirohet kur ne argëtohemi së tepërmi me gjërat që bëjmë.