SHPËRNDAJE

Mos e vrisni mendjen për njerëzit
Në shumicën e rasteve njerëzit që po shikojnë iu vjen keq që jeni në siklet dhe nuk është se ju gjykojnë keq. Për ata të tjerët që mendojnë se janë shumë të aftë në të tilla situata dhe mund të të japin mendje, s’ia vlen të mendosh.

Largoji me mirësjellje
Kur njerëzit e tjerë ndërhyjnë me komente, mundohuni të mos reagoni me emocionalitet. Tregojuni se e çmoni ndihmën e tyre, por largojini me mirësjellje duke u treguar se jeni në kontroll të situatës.

Ruani qetësinë
Nëse ju jeni në ankth dhe nervoze, fëmija juaj aq më shumë ndjehet kështu. Kur fëmija juaj kalon në gjëndje të tilla të vështira, ai duhet të kuptojë se ju jeni guri i fortë mbi të cilin mund të mbështetet.

Vlerësoni ndjenjat e fëmijës suaj
Kur fëmijët shfaqin sjellje problematike në publik, spesh ndodh sepse ata nuk mund të menaxhojnë dot emocionet e tyre. Nëse ju ua vlerësoni emocionet e tyre, i bëni ata të ndjehen të kuptuar dhe në të njëjtën kohë u tregoni se nuk jeni dakord me mënyrën si po i përcjellin këto emocione.

Ofroni alternativa të përafërta me zgjedhjen e tyre
Nëse nuk dëshironi të ofroni atë gjë që fëmija kërkon, mund të ofroni diçka të ngjashme. Disa prindër zgjedhin të mos ofrojnë alternativë sepse ndonjëherë kur fëmija nuk merr ekzaktësisht atë që do, rrit akoma edhe më shumë të qarat. Me rëndësi është që të kuptoni ndjesitë e fëmijës dhe të mos iu kushtoni vëmendje të qarave.