SHPËRNDAJE

Diku ku dielli nuk perëndon, një roman nga Enxhi Drapi. Unik për llojin e tij në Shqipëri dhe jo vetëm. Dielli për këdo përfaqëson një lëmsh zjarri i cili ndriçon, por autorja e këtij romani na bën ta shohim diellin në një tjetër këndvështrim.

Vlerësuar nga shumë kritikë letrarë si një roman i guximshëm i cili godet fort në mentalitetin e shoqërisë. Një roman me karakter psikologjiko social në qendër të së cilit është femra.

Diku ku dielli nuk perëndon na përball me historinë e Helen, një vajze në dukje të thjeshtë dhe të dobët por e cila arrin ti bëjë ballë sfidave, sëmundjeve dhe kërcënimeve jo të thjeshta.

Vajza e një inxhinieri ndërtimi i cili kthehet në një vrasës të sëmurë dhe herë pas here të pamëshirshëm. Mois një njeri i cili pranon të bëjë gjithçka vetëm që fëmijët e tij të mos cënohen, por papritur e gjen veten në duart e një hebreu, Xhorxh, i cili e përdor dhe mundohet ta mbajë pas vetes në mënyrë që të mos e ketë rival.

Një histori rrënqethëse dhe intensive e cila bazohet në ngjarje të vërtetë. Sepse krimi, dështimi, fitoret, zilia dhe paragjykimet janë pjesë e jetës të kujtdo. Roman nga një studente e drejtësisë e cila i premton shumë letërsisë shqiptare dhe jo vetëm.

Një roman i cili duhet të jetë në bibliotekën e çdo familje. Autorja premton se çdokush do e gjejë veten tek njëri nga personazhet. Gjithashtu premton se do tju bëjë ta shihni jetën me më shumë pozitivitet sepse gjithçka është e mundur nëse e dëshiron me shpirt.

Në çdo librari në Shqipëri dhe Kosovë.