SHPËRNDAJE

Nevoja e vazhdueshme për të urinuar është një problem i zakonshëm por shumica e kanë tabu diskutimin e kësaj tematike. Të paktën dhjetë milionë britanikë vuajnë nga problemet me fshikëzën e urinës.
Këtu janë disa nga arsyet:

 

Lloji i diabetit
Vera e kuqe është opsioni juaj më i shëndetshëm për këtë problem.
Tre të katërtat e njerëzve me diabet përjetojnë etje të tepruar dhe ndiejnë nevojën për të urinuar më shpesh.
Kur ka glukozë të tepërt në gjak, veshkat reagojnë duke u përpjekur ta largojnë atë, duke prodhuar më shumë urinë.
Është e nevojshme të shikoni fillimisht nivelet e glukozës në gjak dhe më pas të merni trajtimin e nevojshëm.
Infeksioni i fshikëzës
Nëse keni ndjesinë e djegies mund të jetë një shenjë e infeksionit të traktit urinar, që ndodh kur bakteret e dëmshme hyjnë në veshka, fshikëz ose prekin uretrën. Urina gjithashtu mund ketë erë të keqe ndaj konsultohuni me mjekun.
Zgjerimi i prostatës
Gjëndrat e prostatës të burrave rriten me moshën, ndaj mund të jenë faktor kryesor i këtij problemi.
Një mënyrë e mirë do të ishte ndalimi i lëngjeve një orë para shtratit, kufizimi i alkoolit dhe kafeinës.
Shumë kripë
Sugjerohet të ulet konsumi i kripës në mënyrë që të shmanget problemi i urinimit të shpeshtë.