SHPËRNDAJE

Për të bërë parandalimin e plakjes së lëkurës tonë, ne duhet ti dimë se cilët janë faktorët kryesor që shkaktojnë rrudhat.

Lëkura jonë ka dy shtresa: epidermën (shtresa e jashtme) dhe dermis (epidermën e lokalizuar më poshtë). Rrudhat bëhen në dermë. Derma përbëhet nga kolagjeni dhe disa proteina. Përderisa ne plakemi, trupat tanë fillojnë të prodhojnë më pak kolagjen. Kolagjeni është ajo që e bën lëkurën tonë të butë dhe elastike. Mungesa e kolagjenit rezulton në lëkurë të lëshuar dhe me rrudha. Ja disa faktorë të cilët kontribuojnë në procesin e plakjes:

Dielli
Pirja e duhanit
Dehidrimi
Ushqimi i dobët
Mimika e fytyrës
Ndotja dhe toksinat
Plakja natyrale
Fjetja në krah ( me fytyrë të shtypur në jastëk )

Ja disa këshilla për të parandaluar plakjen

Mos pini cigare

Të gjithë e dimë se sa e dëmshme është duhani për shëndetin e njeriut. Ka një milion arsye për të mos pirë duhan dhe lëkura e rrudhur është njëra prej tyre, raporton the Crunchymoose.