SHPËRNDAJE

Vegjetariani është bërë sinonim i shëndetit të mirë, por kjo nuk do të thotë se gjithçka vegane është e shëndetshme. Edhe desertet vegane dhe ushqimet e ndryshme janë të mbushura me shumë kalori.

Pra,a që keni hequr dorë nga mishi për këtoo lloj ushqimesh të cilat nuk konsiderohen të shëndetshme, është mirë ta rishqyrtoni vendimin tuaj.

Më poshtë, po ju paraqesim listën e ushqimeve vegjetarianë të cilat nuk konsiderohen të shëndetshme,transmeton Indeksonline.

Perimet e ngrira. Edhe nëse jeni duke zgjedhur një vakt vegjeratian, ushqimi i ngrirë zakonisht është i mbushur me ruajtës dhe aditiv. Pra, është mirë që të shmangni ushqimet e ngrira në çdo kohë dhe të konsumoni vetëm ato të freskëta.

Desertët vegjetariane: Desertet vegjetariane mund të jetë edhe më të këqija se vezët dhe gjalpi në desertët jo vegjetariane. Kjo është për shkak se ata që I gatuajnë këto desertë shtojnë niseshte dhe përbërës të tjerë jo të shëndetshëm kështu që ju përfundoni duke konsumuar karbohidrate dhe kaloritë më shumë se që duhet.

Jogurti  i kokosit: Jogurti i kokosit nuk është një alternativë e shëndetshme për kos të qumështit. Një shërbim i vetëm i jogurtit të kokosit përmban shumë yndyra të ngopura me vetëm 1 gram proteina. Shumica e tyre që gjenden në dyqane gjithashtu përmbajnë sheqer të shtuar.

Patate të skuqura: Ju mund të mendoni që ato janë një alternativë e mirë mirëpo patatet e skuqura të përpunuara janë bërë nga një kombinim i vajit të rafinuar, miellit, sheqerit, kripës dhe niseshtesë, të gjithë këta përbërës të dëmshëm për organizmin e njeriut.