SHPËRNDAJE

Misri, qoftë i zier apo i pjekur ka shije shumë të mirë. Përkundër reputacionit të tij të keq si ushqim për kafshët, misri ka disa përfitime mbresëlënëse shëndetësore.

Për fillestarët, është një ushqim me fibra të lartë që ka efekte probiotike.

Por, bota e shëndetësisë është e ndarë në çështjen rreth të ushqyerit me misër. Disa thonë se misri është i parrezikshëm, por të tjerët paralajmërojnë rreth rreziqeve nga misri gjenetikisht i modifikuar.

Janë tri raste apo lloje përgatitjesh misri që ju rrezikojnë seriozisht shëndetin, transmeton Indeksonlone.

Shurup i misrit me përiqndje të lartë të fruktozës: Ky sheqer është bërë nga niseshtja e misrit dhe është përdorur shpesh në vend të sheqerit pasi ajo nuk formon kristale. Gjatë përpunimit, disa nga glukozat e saj konvertohen në fruktoza. Zakonisht, ky lloj shurupi misri shkakton shumë shqetësime shëndetësore dhe paraqet efekte të padëshirueshme shëndetësore.

Niseshte misri: Është një nga miellet e përdorura gjerësisht ne industrinë ushqimore. Përdoret gjithashtu edhe për efektet xhelatinoze që ndihmojnë në shtresimin e lëngjeve dhe supave. Kjo është një formë shumë e përpunuar e karbohidrateve pa ndonjë fibër dhe me shumë më pak lëndë ushqyese. Nishestja nga misri shkakton shtimin e peshës nëse e konsumoni në sasi të mëdha. Niseshtja nga misri gjithashtu mund të ketë efekt të keq për ata që kanë diabet.

Vaj misri: Ekstraktuar nga embrioni i misrit, vaji i misrit përdoret gjerësisht. Ky lloj vaji ka më shumë acide yndyrore të omega 6 që shkaktojnë inflamacion. Kjo mund të shkaktojë ose të promovojë një mori kushtesh shëndetësore inflamatore, duke përfshirë kancerin e zorrës së trashë, gjirit dhe prostatës.