SHPËRNDAJE

Quhet Coca Cola Coffee Plus dhe ka 50 përqind më shumë kafeinë e po aq më pak kalori.

Sipas mediave ndërkombëtare, ky lloj i ri i Coca Colës momentalisht po shitet vetëm në Japoni, madje ekskluzivisht vetëm nëpër aparate për blerjen e pijeve.

Për çdo 190 mililitra në kanaqe ka 34 miligramë kafeinë dhe 42 kalori. Ky nuk është lloji i parë i Coca Colës me shije të kafesë, pasi në Europë dhe në Amerikë ishte lëshuar në qarkullim edhe Coca Cola Blak.

Por, konsumatorët japonezë nuk duket se janë ndarë të kënaqur me shijen e kësaj pijeje.

“Për të qenë të sinqertë, nuk më duket shije e mirë, shijon paksa çuditshëm”, thotë një nga blerësit, i cili shton se pija nuk të jep as shije të kafesë e as të Coca Colës.

Coca Cola është prodhuesi më i madh i pijeve të gazuara joalkoolike në botë.