SHPËRNDAJE

Ushqimi gjatë stinës së verës ka shumë rëndësi në mënyrë që të shmangni helmimet e ndryshme.

Për shkak te temperaturave të larta, duhet pasur shumë kujdes me përzgjedhjen e ushqimit sidomos duke shmangur ushqimet e shpejta dhe ato me shumë yndyrë.

Nutricionistët kanë listuar katër ushqimet kryesore të cilat nëse i keni ngrënë dhe po vazhdoni ti hani gjatë verës, shëndeti juaj është i plotë, transmeton Indeksonline.

Frutat. Dihet se frutat janë përplotë me vitamina dhe ato ju ndihmojnë të mbani shëndetin tuaj në nivel.

Perimet. Edhe perimet kanë përbërës që i ndihmojnë trupit të ketë shëndet të plotë. Nëse keni ngrënë dhe po vazhdoni të konsumoni perime, vera për ju po kalohet me lehtësi.

Uji. Dihet se uji ju ndihmon të qëndroni të hidratuar dhe preferohet që gjatë verës të konsumohen deri në 3 litra ujë në ditë për të qëndruar të hidratuar.

Drithërat. Mëngjeset me drithëra janë një zgjidhje e duhur për të nisur një ditë përplot energji gjatë verës. Drithërat përveç që ju ngopin, ato ju ndihmojnë edhe të ruani shëndetin gjatë verës.