SHPËRNDAJE
Një studim në Australi ka zbuluar se çdo orë shtesë e shikimit maratonik të filmave, serive ose programit televiziv, për 12 për qind ngrit rrezikun nga vdekja e shkaktuar nga proceset e ndezjes, transmeton KosovaPress.
Studimi i publikuar në revistën “Medicine & Science in Sports and Exercise”, ka nisur të zbatohet që nga viti 1999, me matjen e zakonit të shikimit të televizorit nga ana e pjesëmarrësve të studimit.
Pas 12 vjetësh, 909 prej tyre kanë vdekur, prej të cilëve 130 kanë vdekur si rezultat i proceseve të ndezjes, nën të cilën kuptohet një spektër i gjerë i sëmundjeve si Alchajmer, astma, diabetit dhe sëmundjeve të veshkave.
Ata të cilët para TV-së qëndruan dy deri në katër orë, kanë pasur 54 për qind më shumë rrezik nga vdekja e shkaktuar nga proceset e ndezjes.  “Ata të cilët kanë ndjekur TV për një mohe të gjatë janë ushqyer edhe më dobët”, tha Megan Grace, njëra nga autoret e studimit.
Shkencëtarët kanë zbuluar se lidhja ndërmjet shikimit disa orësh të televizorit dhe sëmundjeve kardiovaskulare ekziston pavarësisht pirjes së duhanit ose tensionit të lartë të gjakut.