SHPËRNDAJE

Marrëdhëniet seksuale, të paktën një herë në javë, ngadalësojnë procesin e plakjes tek gratë, edhe në qoftë se nuk ju pëlqen intimiteti.

Aktiviteti nën çarçafë rritë gjatësinë e telomeres tek femrat, është thënë në një studim të zhvilluar së fundmi.

Telomeres janë si “kapakë” në fund të fijeve të AND-së

Telomeret më të gjata lidhen me ngadalësimin e plakjes, rritjen e jetëgjatësisë dhe përmirësimin e shëndetit në përgjithësi.

Telomeret tek gratë zgjaten përmes aktivitetit seksual të rregullt, pa marrë parasysh se a janë të kënaqura me lidhjet e tyre.

Përveç kësaj studiues të ndryshëm besojnë që seksi ngadalëson plakjen edhe përmes uljes së stresit dhe fuqizimit të sistemit imunitar.