SHPËRNDAJE

Abstrakt

 

Në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është përjashtuar as korigjimi i kufijve aktual, gjë që do të afektoj dhe Luginën e Preshevës, këtë e vërteton dhe Presidenti i Republikës së Kosovës përmes deklaratave zyrtare të tij.[1]

Historikisht Lugina e Preshevës ka shprehur vullnetin e saj politik për bashkangjitjen me Kosovën, gjë që këtë më së miri e argumenton Referendumi i 1 dhe 2 Marsit 1991, pastaj me konfliktin e armatosur të Ucpmb-së në vitin 2001 dhe marrëveshjen e Konculit, dhe tani  sërish do jetë në tavolinën e bisedimeve cështja e Luginës së Preshevës.

Ringjallja e kësaj teme për herë të tretë, tani më në rrafshit politik ndërmjet dy vendeve dhe atë ndërkombëtarë i trazon qendrat vendimmarrëse më të rëndësishme në rajon dhe më gjerë, duke u munduar që të vejmë në pah aktin e fqinjësisë së mire mes dy vendeve që deri dje ishin në armiqësi dhe luftë, dhe përfundimisht vullneti politik i Luginës së Preshevës pas Referendumit, konfliktit të armatosur të fitojë në tavolinën negociuese dhe të bashkangjitet me Kosovë.

Fjalë kyçe : Lugina e Preshevës, Kosova, Serbia, shkembim, korigjim kufijsh.

Hyrje

 

Pas pavarësisë së Kosovës, në Ballkanin Perëndimor filloi një epokë e re e akterëve vendimmarrës si rajonal dhe ndërkombëtarë, duke filluar epoka e bisedimeve në tavolinën negociuese mes dy vendeve si të barabarta, si dy Republika, dhe kjo e ringjalli ëndrrën e madhe për bashkangjitjen e Luginës me tani më Republikën e Kosovës.

Duke e parë ndër vite vullnetin e madh të Luginasve për bashkangjitje me Republikën e Kosovës dhe referendumin e 1 dhe 2 marsit 1991, në vitin 2001 erdhi një moment revolte më e madhe ajo e armatosur në mes forcave serbe dhe UCPMB (Ushtria Clirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc), e cila përfundoi me marrëveshjen e Konculit.

Ndër vite kërkesat drejtuar qendrave të mëdha rajonale dhe ndërkombëtare ishin të pa  suksesshme, që nga referendumi ku mbi 99% e shqiptarëve të kësaj treve shqipfolëse dhanë verdiktin e tyre se janë për bashkangjitje me Republikën e Kosovës por fatkeqësisht përsëri Lugina mbeti nën administrimin e shtetit serb.

Tani që jemi gati në fazën finale të procesit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, njëkohësisht edhe Bashkimi Evropian është tej mase i interesuar që sa më shpejt të arrihet kjo marrëveshje për shkak edhe të politikave të saj për zgjerim në ballkanin perëndimorë.

Deri më tani marrëveshjet e arritura nuk janë zbatuar dhe dialogu është kaluar me tensione të mëdha mes dy vendeve.

Vendimmarrja ndërkombëtare ka qenë e vendosur me cdo cmim të vazhdojë negociatat deri në një arritje finale të marrëveshjes sado e dhimbshme të jetë nga dyja palët.

Dialogu për më shumë se një vitë ishte i bllokuar pasi që ish-Kryemnistri Haradinaj ia vuri taksën 100% produkteve me origjinë nga Serbia, për shkak të lobimit nga diplomacia serbe në arenën ndërkombëtare për mosnjohje, cnjohje dhe mos antarësimin e kosovës në organizata të rëndësishme sic ishte rasti i interpolit

 

dhe kjo e bllokoi për një kohë të gjatë procesin e dialogut në Bruksel edhe pse BE-ja bënte presion të madh mbi Prishtinën zyrtare dhe për këtë vendi u detyrua të shkojë në zgjedhje pas bllokimeve që ndërkombëtarët ia bënë kosovës për shkak të mosheqjes së taksës nga qeveria e kaluar.[1]

 

Duke patur parasysh të kaluarën e dy vendeve, si Kosova si Serbia udhëhiqen nga politikan nacionalist duke e patur të vështirë arritjen e një marrëveshje paqësore pasi që dy vendet e kan kusht primar të rrespektojnë kushtin e fqinjësisë së mirë, dhe Serbia duhet përfundimisht të heq dorë nga lobimi në arenën ndërkombëtare dhe të njohë pavarësinë e kosovës.[2]

 

[1] http://kdi-kosova.org/wp-content/uploads/2018/03/18-Sfidat-FINAL-ALB-06.pdf

 

[2] https://europeanwesternbalkans.com/2018/10/18/drejt-marreveshjes-mes-kosoves-dhe-serbise/

1.Referendumi

 

Referendumi ishte mundi dhe sakrifica shumëvjecare e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që administrativisht jetojnë në serbi, duke shprehur vullnetin e mbi 97% e qytetarëve për bashkangjitjen e Luginës së Preshevës me Republikës e Kosovës.

Referendumi erdhi si rezultat e shtypjes së të drejtave dhe mohimi i të drejtave themelore të shqiptarëve të Luginës duke ia pamundësuar të realizojnë arritjen e këtyre të drejtave për arsim, culture, përdorimi i simboleve kombëtare, përfaqësimin politik dhe institucional që e kishin shqiptarët në këtë kohe ishte pothuajse in egzistent dhe i pa përfillshëm nga aparatet shtetërore serbe, dhe duke u gjendur në këto rrethana aspak të mira referendumi ishte i vetmi mjet organizativ gjithëpopullor që ishte i patjetërsueshëm për kohën në mënyrë që të shprehet vullneti i popullit për autonomi politike dhe teritoriale dhe me të drejtë bashkangjitje më Republikën e Kosovës.

 

Referendumi u mbajt në rrethana shumë të vështira, njerëzit u organizaun nëpër shtëpitë e tyre vetëm e vetëm për të ngritë zërin e tyre kundër pakënaqësive që po ndodhnin në atë kohë.

Rreth 45 mijë qytetarë dhe në 71 vendvotime në teritorin e Luginës së Preshevës unanimisht kërkuan përmes mjetit demokratik të quajtur referendum gjithpopullor që të shpallin Autonomi politike dhe teritoriale me të drejtë të plotë bashkangjitje me Republikën e Kosovës.[1]

Referendumi llogaritet për kohën që u mbajt si mjeti më i fortë politik për sensibilizimin e cështjes shqiptare të Luginës së Preshevës, duke shprehur perms vullnetit gjithë popullor indinjatën dhe pakënaqësitë mbi mos realizimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe duke kërkuar të drejtën e bashkangjitjen me Republikën e Kosovës.

 

2.Lufta e UCPMB (Ushtria clirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanocit)

 

Mos realizimi i të drejtave dhe lirive themelore për arsim, kulturë, përdorimi i simboleve kombëtare, pra mos pasja sukses e referendumit të 1 dhe 2 marsit 1991 dhe pas shumë protestave që u mbajtën në Luginë, një dekadë më vonë ndodhi ajo që ishte e paralajmëruar që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe liria e kosovës.

Përfundimi i luftës në kosovë dhe clirimi i saj, e forcoi krahun e rezistencës për shqiptarët e Luginës së Preshevës duke u organizuar tani më jo me mjete demokratike por me forcat e armatosura pra doli në skenë krahu i rezistencës së armatosur si UCPMB.

Fillimi i konfliktit të armatosur në mes forcave serbe dhe shqiptare vuri në pozitë të rëndë dhe faktorin ndërkombëtarë, sepse sapo kishte arritur një marrëveshje paqeje mes dy vendeve fqinjë kosovës dhe serbisë dhe ishte i interesuar të arrihet një paqe gjithë përfshirëse mes shqiptarëve dhe serbëve në ballkanin perëndimor.

Më shumë se një vitë e gjysëm në pjesë të ndryshme të komunave Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë kishte luftime mes dy forcave të armatosura shqiptare dhe serbe, duke patur dhe ushtarë të vrarë mijëra të strehuar në kosovë nga vatrat e luftës.

Pas futjes së faktorit ndërkombëtarë dhe një periudhe të vështirë bisedimesh u arrit marrëveshje demilitarizimi i UCPMB duke i hapur rrugë marrëveshjes së Konculit.

Marrëveshja e Konculit është dokumenti i parë historik i arritur  mes dy forcave të armatosura në Luginë të Preshevës, mes forcave serbe dhe UCPMB-së i arritur më 2 Maj 2001, ku u arrit marrveshja e demilitarizimit të UCPMB-së dhe fillimi i një epoke paqeje ku edhe sot e kësaj dite nuk është rrespektuar kjo marrëveshje në shumicën e rasteve.

Përmes kësaj marrëveshja u arrit që zgjedhjet lokale të mbahen në 3 komunat me shumicë shqiptare, e edhe për kuvendet komunale ku përfaqësimi do jetë shumicë shqiptare, policia do jetë multietnike dhe kështu përfundoi lufta dhe u arrit paqja, mirpo një paqe e brishtë sepse realisht as sot e kësaj dite nuk rrespektohet në plotni marrëveshja e Konculit.[1]

3.Bisedimet Kosovë- Serbi

 

Që pas çlirimit të Kosovës nga viti 1999, Kosova është qeverisur nga qeveritë e dalura nga zgjedhjet e rregullta dhe demokratike brenda teritorit të Republikës së Kosovës, pra nga qeveritë shqiptare, por megjithatë edhe 20 vite pas luftës kufijtë e saj, sovraniteti i saj ende kontestohen mes dy vendeve dhe kanë probleme me njohjet reciproke në shumë cështje.

Procesin e dialogut e ka bërë shumë të vështirë për të mos e thënë të pamundur muajve të fundit edhe vendimet e qeverisë së ish-Kryemnistrit Haradinaj për taksën me origjinë nga vendi fqinjë serb, dhe kjo ndodhi pas lobimit të politikës së jashtme serbe dhe procesin e bllokuar të njohjeve dhe pas këtij veprimi të qeverisë kosovare dialogu u bllokua totalisht, dhe faktori nërkombëtarë u gjend para një situate të vështirë sepse tani më ishte një bllokadë që e vështirësonte arritjen e paqes në gjithë rajonin e ballkanit perëndimorë.[2]

Koncepti politik i “korigjimit”, realisht varet për nga qasja se si palet diskutojnë, qoftë ndarje, shkëmbim teritoresh ose edhe i ndarjes së teritoreve.

Dihet qartë që ky veprim, përcaktim i vijave kufitare nënkupton një marrëveshje për normalizim, stabilitet dhe gatishmëri për konceptin e fqinjësisë së mirë, sepse realisht koncepti i korigjimit të kufijve është një koncept dhe akt normal ndërmjet shteteve dhe një veprim apo process i pashmangshëm nëse duan që shtetet të arrijnë një marrëveshje ndër fqinjësore.[1]

Por situata aktuale është pak më ndryshe mes Kosovës dhe Serbisë sepse këto procese të korigjimit apo shkëmbimit të teritoreve nuk mund të kenë sukses deri sa serbia e konteston shtetësinë e kosovës, dhe se tani dallojmë dy pozita të vendeve, atë që serbia e ka kryer punën e saj në kosovë duke spastruar etnikisht veriun nga shqiptarë dhe duke avancuar serbët si kategori kushtetuese, ndërsa me politikat e saj shumë regresive ka dobësuar dukshëm si pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës poashtu edhe ndikimin e shtetit të kosovës mbi Luginën e Preshevës dhe përmes politikave të saj ka spastruar

[1] Vlada Republike Srbije, https://www.srbija.gov.rs/

[1] Mr.Sc Refik Hasani, Konferencë Shkencore, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, Zbatimi dhe Efektet e Marrëveshjes së Konçulit, Preshevë, 01.07.2017

Luginën e Preshevës duke arritur ta përgjysmojë me shqiptarët autoktonë.

Koncepti i korigjimit të kufijve ka futur në lojë dy rajone që administrativisht kanë qenë jashtë vullnetit të tyre të qeverisura nga vendet fqinje, Lugina e Preshevës e qeverisur pa vullnetin e saj nga shteti serb, dhe Veriu i Kosovës i qeverisur nga shteti i Kosovës.

Tek rasti mes shtetit të kosovës dhe atij serb dallojmë një vecanti në këtë pike, sepse si kocept politik nuk kemi të bëjm me korigjim kufijsh, por me shkëmbim teritoresh por gjithashtu edhe shkëmbim mes popullatës së dy rajoneve, dhe pikërisht në këtë pike mund të konkludojmë që nuk ka korigjim apo ndryshim të vijave kufitare mes dy vendeve fqinje.

 

Një element me rëndësi që duhet patur parasysh mes raportit ndërshtetror Kosovë- Serbi është impakti serb në Kosovë kur dihet qartë që serbët janë kategori kushtetuese dhe se përfaqësojnë një fuqi të madhe në kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe elementi i dytë është asociacioni i komunave serbe në Kosovë me fuqi ekzekutive brenda teritorit të Kosovës, por me e rrezikshmja është impakti që Beogradi zyrtarë ka mbi serbët në Kosovë, duke kontestuar gjithçka dhe çdo bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës.

 

4.Bashkangjitja e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës

Shqiptarët e Luginës së Preshevës historikisht kanë dhënë verdiktin e tyre në të gjitha format qoftë demokratike apo jo demokratike (përmes konfliktit të armatosur) se dëshira e tyre e pa kontestueshme është bashkangjitja e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.

Vullneti i tyre politik frymëzon njëzëri pra kompakt drejt aspiratave që gjithmonë si rajon dhe popull të jenë unik për

realizimin e qëllimit të vetëm, atë të bashkangjitjes së Luginës së Preshevës me shtetin e Kosovës.

Që nga referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992, që si mjet demokratik shqiptarët e Luginës së Preshevës e përdorën për të shprehur vullnetin e tyre për Autonomi politike dhe teritoriale me të drejtë bashkangjitjeje me Kosovën e deri tek lufta e armatosur e Ushtrisë Clirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc e që përfundoi me marrëveshjen e Konculit, shqiptarët e Luginës kanë qenë të vendosur në kërkesat e tyre që nuk ka alternativë tjetër pos bashkangjitje me shtetin e Kosovës.

Dihet qartë që 20 vite pas luftës mes Kosovës dhe Serbisë tani më kosova është një realitet që e kemi ëndërruar ndër shekuj, tani më ajo është shtet, me pavarësi, e pranuar nga shumë shtete nëpër botë dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Por, edhe pse të gjitha këto janë realitet, prap se prap Serbia vazhdon të loboj dhe kontestoj kundër shtetit të kosovës, ia konteston dhe kundërshton pavarësinë,pra e mohon edhe vetë shtetin e kosovës si realitet dhe vazhdon të loboj kundër njohjeve dhe anëtarësimeve të shtetit të kosovës në organizatat ndërkombëtare, sepse ajo ende e konsideron kosovën si tërësi teritorile të saj, duke e patur dhe në kushtetutën e saj.

Që nga ulja e tyre në tavolinën negociuese Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por kemi hasur në mosgaditshmërinë e palës serbe për rrespektimin e këtyre marrëvshjeve, dhe refuzimin nga pala serbe që të njohë realitetin e shqiptarëve në rajon, dhe me këtë nënkuptohet që ende është larg arritja e marrëveshjes dhe paqes mes shqiptarëve dhe serbëve, dhe se ndoshta vetëm marrëveshjet nuk mjaftojnë për arritjen e paqes, por duhet një element tjetër si psh korrigjim i kufijve mes dy vendeve  që përgjithmonë të arrihet paqja në këtë rajon.

Dihet që korigjimi i kufijve nënkupton shkëmbimin e teritoreve, ky akt e fut në esencë pozitën e shqiptarëve në serbi dhe serbëve në kosovë, e që këta të fundit janë dhe kategori kushtetuese dhe pjesë e pandashme e legjislativit të shtetit të kosovës, pra kuvendit.

 

[2] Qeveria e Kosoves- Kryeministria, https://kryeministri-ks.net/

[1] http://presheva.al/2020/03/edhe-pas-28-viteve-referendumi-i-1-dhe-2-marsit-1992-mbetet-vetem-ne-leter-video/

Duke i ditur pozitat e tyre, serbët në kosovë në mënyrë direkte, veprojnë konform direktivave të Beogradit, madje ata dhe refuzojnë cdo llojë bashkëpunimi ndër institucional me shtetin e kosovës dhe pa ndërpre lobojnë që Veriu i kosovës të ndërrohet me një pjesë të Luginës së Preshevës.

Duke e parë këtë diskurs politik të shtetit serb dhe pakicës serbe brenda Kosovës, edhe pse si pakicë kanë avancuar shumë në të drejtat e tyre, tani më edhe pala kosovare përmes Presidentit të Republikës, Hashim Thaçi ka aktualizuar çështjen e shkëmbimit territorial dhe ndryshimit të kufijve, duke e paraqitur si cështje themeltare për normalizimin e raporteve mes dy shteteve dhe dy popujve.[1]

 

Përfundime

Duke e parë kronologjinë e ngjarjeve që kanë prekur diskursin politik të tanishëm në Luginën e Preshevës dhe duke e parë ecurin e bisedimeve mes dy vendeve, mund të konkludojmë se vetëm një marrëveshje finale e ndërmjetësuar dhe garantuar nga ndërkombëtarët mund të arrijë që stabiliteti dhe qetësia të jetësohet në rajonin e Ballkanit Perëndimorë.[2]

Kjo marrëveshje është garanci e stabilitetit rajonal.

 

Rekomandime

 

  1. Shqiptarët e Luginës së Preshevës të bëhen pjesë e bisedimeve dhe marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, në praninë e ndërkombëtarëve.

[1]Titulli – PhD Liburn Mustafa

 

 

[2] https://news.un.org/en/story/2013/04/437662-ban-welcomes-landmark-agreement-between-serbia-and-kosovo-negotiators

  1. Aktorët politikë vendimarrës rajonalë, europiane dhe amerikanë ta konsiderojnë faktorin Lugine e Presheves në të gjitha negocimet dhe marreveshjet qe do te arrihen
  2. Shtetet amëtare si Shqiperia dhe Kosova të zbatojnë detyrimet e tyre kushtetuese dhe të miratojnë në buxhetet vjetore, fonde per kujdesin ndaj shqiptareve te Lugines se Presheves si dhe të shtojnë kontaktet me të zgjedhurit në paralament dhe qeverisjen locale , shoqerinë civile dhe komunitetet fetare të Luginës së Preshevës për të njohur dhe kuptuar më historine dhe nevojat tona për mbeshtetje.

 

 

Referencat:

 

  1. http://kdi-kosova.org/wp-content/uploads/2018/03/18-Sfidat-FINAL-ALB-06.pdf
  2. https://europeanwesternbalkans.com/2018/10/18/drejt-marreveshjes-mes-kosoves-dhe-serbise/
  3. http://presheva.al/2020/03/edhe-pas-28-viteve-referendumi-i-1-dhe-2-marsit-1992-mbetet-vetem-ne-leter-video/
  4. http://legalpoliticalstudies.org/doc-shots/
  5. https://news.un.org/en/story/2013/04/437662-ban-welcomes-landmark-agreement-between-serbia-and-kosovo-negotiators
  6. Titulli – PhD Liburn Mustafa
  7. Qeveria e Kosoves- Kryeministria, https://kryeministri-ks.net/
  8. Vlada Republike Srbije, https://www.srbija.gov.rs/
  9. Sc Refik Hasani, Konferencë Shkencore, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, Zbatimi dhe Efektet e Marrëveshjes së Konçulit, Preshevë, 01.07.2017
  10. Presidenca e Republikës së Kosovës, https://www.president-ksgov.net/

Shkruan: Msc Almin Shaqiri