SHPËRNDAJE

Frymëmarrja e keqe mund të shkaktohet edhe nga konsumimi i shpeshtë i kafesë. Shumë njerëz i shmangen asaj, pikërisht për këtë arsye.

Këtu janë disa këshilla sesi ta shmangni, aromën e pakëndshme që mund të na shkaktojë kafeja:

Një çëmçakëz
Kjo është një nga zgjidhjet më të mira dhe më të përballueshme. Përtypni çamçakëzin tuaj të preferuar pas filxhanit të kafesë. Ajo do të parandalojë që acidet në kafe të mbeten në dhëmbë, të luftoni bakteret si dhe të zbardhni dhëmbët.

Gargare me ujë 
Gjithmonë pini shumë ujë, para dhe pas kafesë. Kjo do ju ndihmojë për të mbajtur larg erën e keqe. Nëse doni mund ti shtoni edhe disa pika lëng limoni, në vend të ujit të thjeshtë.

Minimizoni sheqerin dhe qumështin
Besohet se sheqeri dhe qumështi rezultojnë në baktere që shkaktojnë erë. Kështu që përpiquni të shkurtoni sheqerin dhe qumështin në kafen tuaj. Dhe gjithmonë mund ta zëvendësoni sheqerin me mjaltin. Mundohuni të shmangni qumështin në kafe, por nëse dëshironi të shtoni qumësht, shtoni pak.

Hani një erëz ose frut që neutralizon erën
Ju mund të shmangni frymën e keqe duke ngrënë një frut ose pak majdanoz. Ajo do të neutralizojë erën e frymës suaj.

Hani kos 
Kosi gjithashtu ka fuqinë neutraluese të erërave, kështu që ajo ndihmon për të eliminuar erën që shkaktojnë bakteret.