SHPËRNDAJE

Dr Sildi Derveni këshillon sesi buzët tuaja do duken më të bukura, më të freskëta dhe më të atraktive me Juvederm4, acidin hialuronik më të kërkuar dhe më efektiv në estetikën e buzëve dhe jo vetëm. Efekti i tij është i jashtëzakonshmë edhe në rrudha, në shenja të ndryshme që mund të keni në fytyrë e në shumë pjesë të tjera të cilat administratorja e “Smile Medical estetik” e sqaron me detaje!

Sildi, a mund të na shpjegosh si kryhet fryrja e buzëve me acid hialuronik Juvederm4?

Sot, injeksionet e acidit hialuronik, të kryera nga profesionistë ekspertë, i dhurojnë hijeshinë dhe sensualitetin e dëshiruar buzëve, në harmoni të plotë me hundën, mjekrën, mollëzat dhe gjithë fytyrën. Acidi hialuronik Juvederm4 nuk është një produkt me përbërje sintetike por një substancë natyrale e indeve  lidhëse  të organizmit. E gjejmë në veçanti në lëkurë, në kërcet e kockave, në tendinet, në paretet e aortës, në kordonin umbelikal, etj. Për këtë arsye, nuk paraqet rrezik për infeksione apo infiamacione mund të kryhet me lehtësi nën lëkurë, në zonën e epidermës ose akoma më në thellësi, për të mbushur buzët dhe për t’u thënë atyre formën e dëshiruar. Procedura kryhet me një age (gjilpërë) shumë të hollë, jo traumatike dhe rezultati është i menjëhershëm. Shpesh, acidi hialuronik përmban edhe anestetikë lokalë me qëllim pakësimin akoma më shumë të dhimbjeve, të cilat janë mëse të përballueshme. Në persona të ndjeshëm dhe sipas dëshirës, për të minimiziuar dhimbjen, mund të aplikohet në buzë një krem anestetik, 30 minuta para procedurës. Pas injektimit, acidi hialuronik përthithet ngadalë dhe metabolizohet gradualisht nga indet nën lëkurë (enzimat hialuronidaza), pa efekte anësore për organizmin e njeriut.

 Sa zgjat efekti?

Efekti i arritur zgjat mesatarisht 4 – 8 muaj, në varësi të produktit, karakteristikave të secilit individ si dhe stinës (gjatë verës efekti është më i shkurtër për shkak të temperaturave të larta).

Sa është shpeshtia e këshillueshme e këtij aplikimi?

Është e këshillueshmë që ky lloj trajtimi, fillimisht të përsëritet 2 – 3 herë në vit. Nëse procedura përsëritet rregullisht, efekti bëhet akoma një i zgjatur në kohë, duke arritur edhe 8 – 12 muaj. Për sigurinë dhe garancinë që ofron për aplikimet e tij në trajtimet estetike, acidi hialuronik është sot një nga produktet më të rekomanduara në Europë dhe SHBA, nga shoqatat ndërkombëtare të kirurgjisë plastike dhe komuniteti shkencor.

Ku mund të injektohet acidi Juvederm4?

Acidi Juvederm4 mund të përdoret si mbushje e lëkurës me qëllim reduktimin e dëmtimeve të lëkurës për shkak të shenjave, plagëve apo rrudhave.

Rrudhat dhe dëmtimet e fytyrës që mund të korrigjohen nëpërmjet injeksioneve të acidit hyaluronic përfshijnë:

-Fryrje e buzëve me një efekt mjaft të këndshëm

-Ridefinim i konturit të buzëve;

-Rrudhat e duhanpirësve, të cilat janë rrudha vertikale mbi buzë (rrudha periorale);

-Rrudhat në qoshe të buzës (rrudha orale);

-Rrudhat e ballit që janë të pozicionuara në të gjithë ballin;

-Rrudhat në anët e syve (rrudha periorbitale);

– Rrudhat e të qeshurit që shkojnë nga anët e hundës deri në cep të gojës (rrudha nasolabiale);

– Faqe të irrituara;

– Rrudhat që ndodhen midis vetullave;

-Njolla aknesh;

-Shenja të ndryshme të fytyrës.

– Dhe së fundi ku mund t’ju gjejnë të gjithë ata që duan të zbukurojnë buzët apo të heqin rrudhat e ndryshme në fytyrë?

– Jemi në Durrës me “Smile Medical Estetik” ku unë kujdesem personalisht për të sjellë në formën e duhur buzët, të bukura dhe mjaft të freskëta dhe të risjellim rininë dhe frekinë në fytyrën e të gjithëve atyre që duan të duken sa më të bukur dhe të kujdesur për veten njëkohësisht.