SHPËRNDAJE

Mbidoza e kafeinës, vdekjeprurëse

Kafeja është rituali i mëngjesit i thuajse të gjithë njerëzve dhe shumë të rritur

Derisa një filxhan kafe mund të ndihmojë të jeni më të përqendruar, mbidoza e kafeinës mund të rezultojë si vdekjeprurëse.
Këto janë disa nga simptomat e mbidozës së kafeinës që nuk duhet injoruar:

1. Vështirësi në frymëmarrje – Sipas studiuesve në Universitetin Carnegie Mellon kafeina rrit presionin e gjakut, por ua bën më të vështirë procesin e frymëmarrjes duke mos furnizuar si duhet trurin me oksigjen. Nëse ndjeni që mezi mbusheni me frymë, mos e pini më kafen por konsumoni diçka tjetër.

2. Dridhje të gjymtyrëve – Mbidoza e kafeinës shkakton dridhje të pavullnetshme të duarve. Prija e disa gotave ujë dhe të ngrënit diçka do të ndihmojë që organizmi juaj të stabilizohet.

3. Marramendje dhe ndjesia e të vjellës – Marramendja, ndjesia e të vjellës, diarreja mund të ndodhin kur trupi merr më shumë kafeina nga se duhet. Sasi të mëdha të kafeinës mund t’ju shkaktojnë dehidratim, duke shkaktuar marramendje dhe përzierje. Kafeina stimulon zorrën e trashë dhe sistemin tretës

4. Rrahje të shpejta të zemrës – Kafeina stimulon ritmin e zemrës tuaj. Për shumicën e njerëzve, ky efekt nuk është vdekjeprurës, por për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës kjo gjendje mund të shkaktojë atak kardiak.

5. Pagjumësi – Një filxhan kafe në mëngjes mund t’ju ndihmojë të filloni ditën, por një filxhan kafeje në mbrëmje do t’ju lërë gjithë natën pa gjumë.