SHPËRNDAJE

Teknologjia po e bën jetën më të lehtë për të jetuar, por më pasive. I tillë është edhe zbulimi i kompanisë “Token” që ka bërë një unazë tejet të veçantë.

Unaza me dimensione 9.0mm x 2.5mm kryen shumë funksione. Ajo ka një mekanizëm që do ua hapë shumë rrugë personale.

Me të mund të aktivizioni një pasvord sigurie për kredit kartelat. Poashtu me këtë unazë ju mund të hapni dyert e shtëpisë, apo të hapni laptopin juaj pa pasvord.

I njëjti mund të hapë shumë sisteme ku ju keni qasje në pasvorde.

Unaza ka një pajisje për leximin e gishtave që skanon gjurmët e juaja dhe sa herë që ju e ofroni, ajo njeh gjurmët e gishtave tuaj.

Çmimi i saj në treg është 249 dollarë ndërsa aktualisht po shitet vetëm në Japoni e SHBA.