SHPËRNDAJE

Të gjithë njerëzit dëshirojnë një gjë: Të bëjnë një gjumë cilësor dhe të qetë sapo të vënë kokën në jastëk.

Asgjë nuk është më e bezdisshme se pagjumësia.

Studimet tregojnë se ushqimi ka një ndikim parësor në gjumin e njerëzve. Disa ushqime kanë aftësinë të nxisin gjumin dhe disa të tjera ta largojnë atë.

Ja çfarë duhet të konsumoni përpara se të flini për një gjumë cilësor dhe të qetë dhe nga se duhet të hiqni dorë.

Thojini po:

-Qershive: Përmbajnë melaton që ndikon në rregullimin e orës së brendshme të trupit.

-Qumështi: Nxit prodhimin e hormoneve të gjumit.

-Drithërat: Janë shumë të mira për gjumin dhe një zëvendësues i mirë i biskotave në darkë.

-Bananet: Përmbajnë magnez dhe kalium që shërbejnë në relaksimin e muskujve.

-Mishi i gjelit të detit: Përmban triptofan që ndikon në sjelljen e gjumit.

-Patatet e ëmbla: Redaktojnë muskujt dhe nxisin gjumin.

Thojini jo:

-Bacon dhe hamburger: Yndyra e lartë është një vrasës i gjumit si dhe rrit aciditetin në stomak duke shkaktuar urth.

-Vera: Mund të jetë e mirë për shëndetin, por e tmerrshme për largimin e gjumit.

-Kafeja: Kafeina largon gjumin dhe stimulon sistemin nervor për të punuar më shumë.

-Çokollata e zezë: Është e pasur në kalori dhe kafeinë duke e bërë të pamundur sistemin nervor të pushojë.

-Red Bull: Kjo pije e energjike shërben për zgjimin e sistemit nervor dhe jo relaksimin e tij.

-Mishi i pulës: Këto janë shumë të mira për drekë, por në darkë janë të vështira për tu tretur duke larguar gjumin.