SHPËRNDAJE

Kur vjen puna te ruajtja e ushqimeve, ka shumë debate se si dhe ku duhet të ruhen ato. Ta ruani gjalpin në frigorifer apo mos ta ruani.

Një nga ushqimet më të diskutuara në fushën e ruajtjes së ushqimit është gjalpi. Njerëzit kanë debatuar gjatë nëse duhet apo jo dhe sa kohë duhet të mbajnë gjalpin në frigorifer. Gjalpi direkt nga frigorifer është shumë i vështirë për t’u përhapur dhe çfarë të mirë ka nga kjo?

Ruani  hapësirën në frigorifer duke transferuar këto ushqime çuditërisht  të qëndrueshme nga frigoriferi  në dollap, ushqimin do ta shijoni më shumë,njëkohësisht do të keni më shumë hapësirë në frigorifer.

Gjalpi

Pasi që, gjalpi është kryesisht yndyrë (zakonisht rreth 80% yndyrë), gjë që e bën atë më pak tërheqës ndaj bakterieve sesa produktet tjera me përmbajtje të lartë të ujit. Gjithashtu shumë lloje të  gjalpit  janë prodhuar me qumësht  të pasterizuar, gjë që i bën ata edhe më pak të prirur ndaj rritjes bakteriale.

Mjalti

Temperaturat e ulëta shkaktojnë që mjalti të kristalizohet,duke e bërë atë të kalojë nga tekstura viskoze në të ngurtë.

Frutat citrik

Limoni ,portokalli, grejfruti .Natyra u ka dhënë lëkurë të fortë  atyre për një arsye, kështu që  mund ti bëjnë ballë ambientit dhe ndryshimeve të jashtme.

Domatet

Nëse dëshironi t’ua ruani shijen dhe teksturën që I karakterizon domatet  atëherë kurseni ato nga ftohtësia e  frigoriferit.