SHPËRNDAJE

Vera e kuqe përmirëson shëndetin e zemrës Alkooli i përdorur me një limit të caktuar sjell dobi për organizmin. Ky është rezultati i arritur nga studimet e kryera në lidhje me dobitë e verës së kuqe. Konsumimi i një deri në dy gota vere të kuqe në ditë ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës. Studiuesit duke e përllogaritur një gotë standarte vere të kuqe me 150 ml, kanë arritur në përfundmin se: Përdorimi i dy gotave verë të kuqe në ditë ul me 22% rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ndërsa përdorimi i dy gotave verë të kuqe në ditë për tre deri në katër ditë në javë ul me 35% rrezikun e infarkteve të zemrës. Përdorimi i moderuar i pijeve alkoolike ul me 22% rrezikun e ishemive celebrale. Akoma më interesant është fakti se vera e kuqe ndikon pozitivisht jo vetëm te personat e rritur të shëndetshëm por edhe tek ata me probleme zemre dhe me diabet.