SHPËRNDAJE

Patëllxhanët janë shumë ushqyes dhe i bëjnë mirë shëndetit tonë të përgjithshëm
Kultivimi i tij është shumë i lehtë, pasi ai është i përshatshëm me të gjithë llojet e klimave. Patëllxhani është një nga ushqimet që nuk përmbajnë nivele të larta të pesticideve dhe përfitimet e tij shëndetësore janë vërtet të dukshme, transmeton Tv 21.

Disa nga vetitë e tij janë:

Parandalon kancerin

Një studim ka treguar se ai e ul qarkullimin e gjakut dhe ushqyesve në qelizat e kancerit dhe kështu në mënyrë të konsiderueshme e vështirëson përhapjen e tyre.

Mbron trurin

Studimet e kryera në minj laboratorikë kanë treguar se patëllxhani mund t’i mbrojë qelizat e trurit nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Radikalet e lira mund ta rrisin rrezikun e shfaqjes së qelizave të kancerit dhe çrregullimeve të kujtesës.

Përshpejton humbjen e peshës

Patëllxhani përmban shumë pak kalori dhe është i shkëlqyeshëm për humbje të peshës. Ai është një burim i shkëlqyer i fibrave dhe e përshpejton procesin e krijimit të ndjenjës së ngopjes. Gjithashtu, ai përbëhet nga një përqindje e madhe e ujit, dhe kjo do të thotë hidratim i mirë i të gjithë trupit.

Përmban pak karbohidrate dhe yndyra

Patëllxhani përmban shumë pak karbohidrate dhe yndyra. Por mos harroni se duke i shtuar vaj, djathë apo vezë, patëllxhani më nuk është ushqim me pak kalori. Nëse dëshironi të humbni peshë të tepërt, gjithsesi bëni kujdes se me çfarë ushqimesh e përgatitni patëllxhanin.

Redukton inflamacionin kronik në trup

Duke pasur parasysh se përmban antioksidantë të fuqishëm, patëllxhani do të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit kronik në trup dhe do t’i lehtësojë simptomat e sëmundjeve si artriti. Studimet kanë treguar se inflamacioni kronik në trup mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të disa llojeve të kancerit.

Ul kolesterolin dhe presionin e gjakut

Studimet e kryera në minjtë laboratorik kanë treguar se lëngu i patëllxhanit e ul në mënyrë të konsiderueshme kolesterolin. Gjithashtu, është dëshmuar se lëngu i patëllxhanit i relakson arteriet dhe kështu e ul presionin e gjakut.

Është burim i shkëlqyer i hekurit

Hekuri është i rëndësishëm për çdo funksion trupor, por sasia e tepërt e hekurit mund të shkaktojë nivel të lartë të kolesterolit dhe dëme të nyjave. Patëllxhani ia siguron trupit tuaj sasinë e duhur të hekurit, pa ndonjë rrezik të dëmtimit të funksioneve trupore.