SHPËRNDAJE

Sot (20 qershor) shënohet Dita Botërore e Refugjatëve, që synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën.

Çdo vit më 20 qershor grupe qytetare shënojnë këtë ditë.

Kjo ditë është themeluar nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara për të nderuar forcën dhe guximin e grave, burrave dhe fëmijëve që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të një strehe.

Në nenin 14 të Deklaratës universale të të drejtave të njeriut thuhet se secili ka të drejtë të kërkojë dhe gëzojë strehim në vende të tjera për shkak të përndjekjes.

Në Ditën botërore të refugjatëve shumë prej tyre nuk kanë shpresa për kthimin në atdheun e tyre të mëparshëm.

Miliona familje kanë humbur shtëpitë e tyre gjatë konflikteve të dhunës dhe luftës.

Prandaj Asambleja e Përgjithshme vendosi që 20 qershori të shënohet si Dita botërore refugjatëve.