SHPËRNDAJE

Ndodh shpesh që të kryhen krime të ndryshme, si vrasja e torturat e tjera e të mos kapen autorët e tyre, ndoshta dhe të mos zbulohen kurrë.

Historia na ka mësuar shumë ngjarje të tilla të vrasjeve të personave të ndryshëm, ku nuk është zbardhur asnjëherë e vërteta rreth tyre, si ajo në qytetin e vogël të Jennings në Louisiana, 8 femra u vranë nga viti 2005 deri në vitin 2009, dhe përveç dyshimeve që mund ta kenë bërë policia nuk u sqarua asgjë tjetër.

Më poshtë ju sjellim 7 raste të tilla, ku drejtësia ka vonuar, dhe kriminelët ecin të lirë:

 

Vrasësi i 9 shkurtit
Vrasësi i 9 shkurtit është një vrasës i paidentifikuar,  i cili është përgjegjës për përdhunimin dhe vrasjen e 29 vjecarës Sonia Mejia dhe fëmijës së saj akoma të palindur,  në vitin 2006 dhe për vrasjen e 57 vjecares Damiana Castillo në vitin 2008.  Të dyja vrasjet u kryen në datën 9 shkurt në Salt Lake City në Utah.

Policia ka AND e tij por duke qënë se ai nuk ka precedentë penalë, nuk mund të identifikohet. Mendohet që vrasësi të jetë një mashkull latin por ende nuk ka asnjë burim të sigurt.

Fantazma e lirë

Nga viti 1971 deri në 1972 , Washington Dc nuk ishte një vend i sigurt për të jetuar nëse ishe nje femër afrikano-amerikane. Nga prilli i vitit 1971 deri në shtator të vitit 1972 , 6 femra nga mosha 10 deri 19 vjeç u rrëmbyen, përdhunuan dhe u vranë nga një vrasës i panjohur i cili ende nuk është gjetur dhe sot e kësaj dite.

Edhe kur ka patur të dyshuar nuk ka patur kurrë prova të mjaftueshme për t’i akuzuar apo arrestuar.

Vrasësit te Autostrada e Lotëve
Autostrada e lotëve ndodhet në autostradën 16 mes Prince George dhe Prince Ruper në British Columbia. Në kilometrin e 500-të  të kësaj autostrade, u gjetën 16 femra të vrara nga viti 1969 deri në vitin 2006.

Gjithsesi këto janë vetëm 16 nga femrat që janë gjetur por janë rreth 43 familje të cilat kanë deklaruar të zhdukur një familjarë në këtë aks rrugor. Fatkeqësisht duke qënë se këto vrasje kanë ndodhur në një autostradë,  mendohet që vrasesi ose vrasësit,  të jenë shoferë kamioni ose udhëtarë.

Lista e Përdhunuesit


I njohur dhe si vrasësi i Long Island, lista e përdhunuesit është emri që i’u vu një vrasësi serial, i cili vrau 10 deri në 17 njerëz përreth 20 vjet duke filluar që nga 1996. Viktimat ishin të gjitha pjesë e industrisë së seksit si eskorta apo prostituta.

Trupat e tyre janë gjetur përgjatë plazhit Gilgo dhe Oak në Long Island. 4 viktimat e para u gjetën në dhjetor të vitit 2010 dhe 11 të tjera në vitin 2011. Vrasësi ende nuk është gjetur.

Koleksionuesi i kockave             

Në vitin 2009 në West Mesa, një qytezë e Albuquerque në New Mexico, një grua pa një kocke të groposur në tokë ndërsa kishte nxjerrë shëtitje qenin e saj. Pasi u lajmërua policia, e gjithë zona u gërrmua duke gjetur trupat e 12 njerezve ku përfshiheshin 11 femra dhe një fetus i cili mendohet të jetë vrarë rreth viteve 2002-2005.

Në vitin 2010,  policia e West Mesa-s publikoi disa foto femrash të paidentifikuara të cilat mendohej se kishin lidhje me koleksionuesin e kockave dhe prandaj ata donin të identifikonin këto femra. Burimi i fotove është i panjohur dhe vrasësi ende larg gjetjes.

Vrasësi me fytyrën e buzëqeshur

Fytyra të buzëqeshura janë gjetur të vizatuara në mbi 45 meshkuj në moshë të re, në 11 shtete të ndryshme nga vitet 90 deri 2000. Arsyeja për të cilën i eshte vënë kjo nofkë është sepse një vizatim i tillë është gjetur në të gjitha vendet ku janë hedhur viktimat.

Detektivët e policisë së New York-ut,  Kevin Canon dhe Anthony Duarte besojnë se të gjitha vrasjet janë të lidhura me njëra tjetrën dhe janë kryer nga një grup vrasësish.

Vrasësi i Jennings

Në qytetin e vogël të Jennings në Louisiana, 8 femra u vranë nga viti 2005 deri në vitin 2009. Të gjitha femrat ishin prostituta dhe njiheshin mes tyre, gjë që është shumë e rrallë për një vrasës serial. E çuditshmja është se femrat mund ta kenë ditur që do të vdisnin.

Njëra nga viktimat i tha mamasë së saj të mos i bënte tortë për ditëlindje pasi nuk do të jetonte dhe për shumë kohë ndërsa një tjetër viktim i tha miqëve dhe familjes se po ndihmonte policinë të zgjidhte një çështje.

Sipas të dhënave nga autoritetet, qarkulluan zëra se vrasësi serial mund të ishte pikërisht një polic. /metro