SHPËRNDAJE

Diplomati me prejardhje afgane Zalmay Khalilzad do të mësyente Kosovën, një territor që kërkonte pavarësinë por që kundërshtohej nga vendi më rival i SHBA’ve, Rusia.

“Nuk dija shumë për Kosovën para se të vija këtu. Ishte një iniciativë e ambasadorit rus që kërkonte një mision faktmbledhës të vinte në Kosovë duke menduar se do të ndryshonte pikëpamjet e disa prej anëtarëve, veçanërisht të atyre të shteteve të zhvilluara të botës që të armiqësohen në njëfarë mënyre ndaj pavarësisë së Kosovës. Kur erdha këtu isha i impresionuar me kompozicionin, shumica kosovare, minoritetet e tjera përveç atij serb kërkonin pavarësi. Pas vizitës u binda se pavarësia ishte zgjidhja e vetme kështu që iniciativa ruse pati kundër efekt”, tha Khalilzad për Klan Kosovën.

Mandje amerikani kishte tentuar që të bind gjatë gjithë kohës edhe ish-ambasadorin rus në OKB, tashmë të ndjerin Vitaly Churkin që të japë voton pozitive për pavarësinë e Kosovës.

Pas një dekade, thotë se nuk është penduar fare që e deshi pavarësimin e kosovarëve.

Ai është i kënaqur me zhvillimin e vendit.