SHPËRNDAJE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paralajmëruar se nesër,  e shtunë nga ora 14, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë,  do të mbaj manifestimin qendror të hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit 2017.

Me këtë rast do të bëhet prezantimi i të gjithë kandidatëve të AAK-së, për kryetar komunash.

AAK, në këto zgjedhje garon me 25 kandidatë për kryetar komunash dhe me rreth 850 kandidatë për asamble komunale.

Fjalën e hapjes në këtë tubim do ta mbajë Kryeministri dhe njëkohësisht kryetar I AAK-së, Ramush Haradinaj