SHPËRNDAJE

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës dega në Pejë mbajti sot konferencë për media

Alenaca për Ardhmërin e Kosovës , në një konferencë për media sot ka akuzuar qeverisjen komunale për keqqeverisje të skajshmë dhe atë të bazuar në raportin e auditimit i cili sipas tyre ka evidentuar vite me radhë të meta në qeverisjen komunale .

Në anën tjeter kryetari i komunës së Pejës , Gazmend Muhaxheri , ka thënë për Radio Pejën se raporti i auditimit për vitin 2017 –të është raporti më i mirë i dhënë ndonjeherë për komunën e Pejës .

Ndërtimet pa leje , projketet pa mbulesë , të pa planifikuara dhe pa procedura të rregullta , borgjet e mëdha , shkeljet e proceduarave të prokurimit , mosrespektimi i ligjit dhe një vargë mangësishë të tjera janë dhënë në raportin e auditimit të Auditorit gjeneral ka thënë ndër të tjera në fillim të fjalës së tijë kryetari i degës së Aak –së në Pejë , dr. Ali Berisha në konferncën e sotmë për media ku temë e kësaj konference ishin të gjeturat e auditorit gjeneral për qeverisjen lokale në Pejë .

Kryetari i degës së Aak –së në Pejë , Ali Berisha ,njëherit ka thënë se komuna e Pejës ka paguar mbi 600.000 mijë euro pagesa gjyqësore për shkak të vonesave ndaj furnitorëve , ndërkaq lartësia e borgjeve ka shënuar rritje .

I lutur që të komentoi atë se qfarë është thënë sot në konferencën e sotmë të Aak –së , dega në Pejë, kryetari i komunës së Pejës , Gazmend Muhaxheri , është përgjigjur shkurt duke thënë se nuk dëshiron të komentoi atë se qka është thënë sot në këtë konferencë dhe ka shtuar se përgjigjja ime është se ky raport i auditorit për vitin 2017 – të është raporti më i mirë që ka pasur komuna e Pejës nga Auditori gjeneral.