SHPËRNDAJE

Lidhja Demokratike e Kosovës me partnerët e saj, Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën do të bënin gjithçka, por asnjëherë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, ka thënë Lumir Abdixhiku.

“Në LDK-AKR është krijuar një front kundër kapjes. Vijë e kuqe e padiskutueshme përballë PDK-së”, ka pohuar Abdixhiku, rishtazi i anëtarësuar në LDK, njofton Klan Kosova.

“Nuk do të ketë koalicion me PDK-në, është e qartë, sepse është kërkesë e qytetarëve të Kosovës. Në këtë qëndrim kemi pajtueshmëri të plotë dhe me anëtarët të koalicionit”.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka tjetër përveç koalicion me PDK-në”.

“E kuptoni çfarë problemesh, çfarë dyersh të mbyllura do të kemi në Europë me qeverisjen e PDK-së”.

I tillë, madje edhe më rigoroz, ka qenë qëndrimi i nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.

Ai ka pohuar se as me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve e as me ndërmjetëses vendorë, s’ka gjasa që LDK të ulet më me PDK-në.

“Me ne ata nuk munden të flasin as me ndërmjetësues, nuk ka me pas koalicion, madje as një votë për PDK-në edhe për krejt ata që janë bërë bishta të PDK-së, as një votë prej neve kurrë s’kanë më pas”.

Ky është qëndrim i prerë dhe i paluhatshëm i LDK-së ka thënë Haziri.