SHPËRNDAJE

Analisti politik, Agron Demi, vlerëson se me koalicionin me PDK-në, AAK-ja e ka ndihmuar këtë parti që të mbijetojë në skenën politike në Kosovë.

“AAK dhe Nisma kanë ndikuar në rritjen e kundërshtimit të qytetarëve në qeverisjen e PDK dhe LDK, duke kundërshtuar aktivisht politikat e qeverisë për demarkacionin dhe asociacionin.

Por, në sekondat e fundit, duke lakmu postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj i ra shkelëm krejt aktivitetit të tij opozitar dhe vendosi të ndaj përgjegjësinë me PDK – “me të keqen më të madhe të këtij vendi”, qysh kish me thanë ajo e moqmja. Perderisa VV perfitoi nga mos ndryshimi i qendrimeve, AAK-Nisma u djegën afer PDK.

Në rast se nuk do të hynin në koalcion me PDK, AAK-Nisma mund të merrnin 16-18% të votave. Kësisoj, PDK do të dilte partia e tretë, pas VV dhe koalcionit LDK-AKR-Alternativa. E sot, nuk do kishte asnjë problem në krijimin e një qeveria pa PDK.

Për dallim nga LDK, të cilë së paku kanë qenë në pushtet me PDK, ani pse janë tradhtu disa here, AAK i ka ndihmu mbijeteses së PDK, pa pas nevojë fare me nda pushtetin me ta” (sic.), ka shkruar Demi në profilin e tij në Facebook.