SHPËRNDAJE

Kreu i kryeqytetit nga radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka reaguar menjëherë pas vendimit të kryesuesit për të ndërprerë seancën e thirrur për sot në ora 11:00.

Ahmeti ka theksuar se është tallje me qytetarët se si koalicioni PAN bëri thirrje për seancë, teksa vetë nuk u panë të pranishëm në Parlament, transmeton Indeksonline.

 

Ky asht postimi i plotë:

 

Qysh bre me thirr seancën mas krejt atyre nënshkrimeve të koaliconeve e deklaratave pompoze e mos me ardh në seancë vetë.

Kjo është e papranueshme, sepse është tallje me qytetarë.