16 C
Pristina
E premte, 13 Dhjetor, 2019
Ballina LAJME Ahmeti premton se do të punësohen të gjithë shfrytëzuesit aktual të kiosqeve

Ahmeti premton se do të punësohen të gjithë shfrytëzuesit aktual të kiosqeve

SHPËRNDAJE

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë sot se ka dështuar mënyra e funksionimit të kiosqeve në kryeqytet, teksa ka shtuar se edhe pas vendosjes së kritereve për 11 kiosqet e reja në kryeqytet, do të punësohen të gjithë shfrytëzuesit aktual.

Këto komente Ahmeti i ka bërë në një konferencë për media, që ka ardhur pas protestës nga pronarët e kiosqeve në Prishtinë, të cilët për 1 orë kanë protestuar duke kundërshtuar ankandin e komunës për kiosqe të reja në kryeqytet.

Sipas tij, 300 euro në ditë ka punë secila kioskë, e tjetër është që komuna i ka lejuar të punojnë pa kontrata. Thotë se edhe kompania që i merr kiosqet, e ka kusht të punësojë të gjithë shitësit aktual në to.