SHPËRNDAJE

Pacolli pas regjistrimit si deputet ka thënë se i pret një pune e madhe. Ka mohuar se ka pas një takim mes Veselit, Pacollit dhe Haradinajt. Mirëpo, i pyetur se a janë unik në votën e tyre si parti, ai u përgjigj “nuk e di”.

I pyetur nëse ndonjë deputet e AKR-së do ta votojnë Haradinajn për kryeministër, Pacolli tha u përgjigj se nuk e di, duke shtuar se do t’i mbetet besnik koalicionit dhe do ta respektojë marrëveshjen me LDK’në.

“Nuk e di. Asnjëherë s’kam tradhtuar dhe e kam të vështirë ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Pacolli.

Behgjet Pacolli këtë deklaratë e dha pas regjistrimit si deputet, i cili ka filluar sot dhe do të zgjasë nesër dhe pasnesër, pas zgjedhjeve të 11 qershorit.