SHPËRNDAJE

Një motorrist është në rrezik për jetë pas një aksidenti të tmerrshëm qe ka ndodhur në Autostradën e Shqiperisë.

Aksidenti ka ndodhur pak kilomentra para tunelit të “Kalimashit”

Një lexues i portalit Infokusi.com i cili ka dërguar foto dhe video nga vendi i ngjarjës ka treguar së motorristi i aksidentuar është tepër në gjendje të rëndë.

Sipas tij ka marrë lendime shumë të mëdha dhe ka lëndime edhe në kokë.

“E dhimbshme, motorristi për mbi gjysme ore ka qëndruar i shtrirë në tokë dhe me gjakderdhje të madhe. As policia e as zjarrëfikësit nuk kanë ardhur në vendin e ngjarjes mbi 30 minuta. Ndërsa ndihma e shpejtë gati 40 minuta më vonesë”, ka treguar për infokusin ky lexues.

Ai po ashtu ka treguar së motorri ka marrë flakë.

Portali Infokusi me vonë do të publikoj edhe videot nga ky aksident.

Një mesazh i bashkangjitur këtyre fotove dhe videove i cili ka ardhur në redaksin e Infokusit apelon të gjithë vozitësit të kenë kujdes maksimal gjatë vozitjës./INFOKUS