SHPËRNDAJE

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Carralevë të Shtimes.

Aksidenti ndodhi në mes të një veture me targa vendore dhe një kombi me targa të Maqedonisë, ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një mashkull shqiptar i cili është dërguar në QKUK, kurse një femër dhe një mashkull maqedonas shtetase e Maqedonisë pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.