SHPËRNDAJE

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës janë regjistruar te kenë ndodhur dy aksidente me pasoja fatale, 22 me persona të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale

Policia e Kosovës ka njoftuar se numri i aksidenteve ka shënuar rritje sikurse edhe numri i tiketave në trafik.

Vetëm brenda ditës, policia rrugore ka shqiptuar gjithsej 2181 gjoba kundërvajtëse ndaj të gjithë atyre që kanë thyer rregullat e komunikacionit.