SHPËRNDAJE

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzën me marrëveshje mbi pranimin e fajësisë kundër të pandehurit L.A. për vepër penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me 11 qershor 2017 në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë, si person zyrtar dhe atë si koordinator i vëzhguesve të njërit nga subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, duke keqpërdor pozitën apo autoritetin e tij, këshillon votuesit që të votojnë në favor të subjektit politik që ai përfaqësonte”.

“Ai fillimisht ia kishte japur dëshmitarit N.M. një kopje të fletëvotimit se cilët kandidatë dhe subjekt politik të votojë, ndërsa më pas i njëjti ndalohet nga Policia e Kosovës të cilët në çantën e të pandehurit gjejnë dhe sekuestrojnë gjashtë kopje të pa plotësuara të fletëvotimeve”.

“I pandehuri me këto veprime duke keqpërdor pozitën, detyrën dhe autoritetin e tij, si person zyrtar ka përmbushur elementet e veprës të përshkruar sikur më lart”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.