SHPËRNDAJE
Rrjeti mediatik i Katarit, Al Jazeera ka bërë thirrje për solidariteti lidhur me lirinë e medias, pas kërkesës së vendeve arabe që t`i mbyllin të gjitha kanalet dhe platformat e rrjetit.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Al Jazeera në gjuhën angleze Giles Trendle tha se   kërkesa për të mbyllur rrjetin mediatik është “përpjekje për të ndaluar një të drejtë themelore të njeriut për lirinë e fjalës dhe një thirrje publike për censurën e mediave dhe parandalimin e raportimit  objektiv. /kk/