SHPËRNDAJE
ptr

S’ka dyshim se po kalojmë nëpër një periudhë jo të mirë kohore.

Çdo kush ka filluar të vlerësoi diçka për të cilën nuk është i kualifikuar apo për diçka që asnjëherë më parë, nuk ka pas rastin ta përjetoi nga afër.

Mendimi im personal karshi këtyre “lëmsheve”, është se secili duhet të flas për atë që ka dijeni, jo t’i bie trup e të flas me të dëgjuara, tha filani… sikurse që po bëjnë disa prej analistëve politik, ku me prononcimet dhe deklaratat e tyre boshe, po ndikojnë negativisht në shoqërinë kosovare.

Punën e një mjeku, polici, zjarrfikësi apo të ndonjë prijësi fetar askush nuk mund ta dijë më mirë sesa ata të cilët janë të kualifikuar dhe që diapazoni i tyre i diturisë është i nivelit të cilin e kërkon njëri apo tjetri profesion.

Është për të ardhur keq kur një analist politik, në emisionet televizive dhe intervista të ndryshme bëhet i gjithëdijshëm, bile bëhet më profesionist se ndonjë prijës fetar apo edhe një inxhinier i ndonjë lëmie të caktuar.

Është shumë vërtetë që po jetojmë në kohën e teknologjisë, kemi mediume të shumta dhe lajmi plasohet shumë shpejt tek lexuesi, shikuesi dhe dëgjuesi, por jo çdokujt  duhet ti jepet hapësirë për ta çorientuar opinionin apo edhe të bëhet profesionist i ndonjë lëmie, për të cilën nuk i di as gjërat elementare./zarfi. Info