SHPËRNDAJE

Shefi i Zyrës së Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e ka hedhur poshtë sot thirrjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për rinegocimin e marrëveshjes historike të vitit 2015 për luftimin e ndryshimit klimatik.
Trump tha dje se SHBA-ja do të larohet nga marrëveshja e Parisit për klimën, një vendim përmes të cilit Trump e përmbushi premtimin e madh që e bëri gjatë fushatës zgjedhore, por që ka bërë që liderët botërorë ta dënojnë atë ashpër, transmeton Express.

Trump ka thënë se Administrata e tij do t’i nisë bisedimet ose për t’u rifutur në akordin e Parisit, ose për ta pasur një marrëveshje të re me kushte më të mira për Shtetet e Bashkuara.

Peter Altmaier, shef i Kancelarisë së Gjermanisë, ka thënë sot se vendimi i Trumpit ishte zhgënjyes.

“Është pikëlluese se njëri nga aleatët më të rëndësishëm në mbrojtjen klimatike është duke u larguar,” ka thënë ai.

Por, ai ka thënë për transmetuesin publik ARD se SHBA-ja nuk do të jetë në një pozitë për t’i kthyer mbrapsht përpjekjet ndërkombëtare për luftimin e ngrohjes globale. Ai ka shtuar se rihapja e negociatave për një marrëveshje të re klimatike do të ishte gabim.