SHPËRNDAJE

Nuk do të ketë protestë të artistëve para Qeverisë.

Labinot Tahiri e ka anuluar protestën e paraparë të mbahet të mërkurën para Qeverisë.

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka vendosur që ta anuloj protestën e cila është paraparë të mbahet këtë të mërkure para Qeverisë, shkruan lajmi.net.

Ai ndaloi këtë iniciativë pasi nuk kishte përkrahjen e duhur as nga artistët e estradës shqiptare.

Kjo protestë u thirr për shkak të masave që reja që janë ndërmarrë nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Megjithatë pasi Labi nuk gjeti mbështetje u anulua gjithçka. Kujtojmë se Ministri Zemaj sot është takuar me disa prej emrave të estradës ku njoftoi se ata do të përfshihen në paketën ekonomike, për kompensim.