SHPËRNDAJE

 

Kasta e të pangopurve politik kanë një objektiv të vetme për të propaguar se “ja, edhe ata janë ashtu siç jemi ne”. Prandaj dalin me gjoja se “lajme investigative” për pozicionin e buxhetit reprezentativ të Komunës sonë, ndërkaq shërbimet e pushtetit tonë lokal ju kanë ofruar këto informata, meqë ne nuk kemi pse dhe çka të fshehim.
Është kjo forma e politikbërjes për hapjen e zilisë dhe inatave në shoqërinë tonë për të përçarë e dekurajuar dhe humbur shpresën për të jetuar këtu.
Sidoqoftë në rastin konkret shpenzimet nga pozicioni i buxhetit reprezentativë në po të njejtën periudhë kohore janë siguruar rreth 2 milion euro nga fonde të ndryshme për Komunën tonë.
Analizuar këto shpenzime me buxhetin e përgjithshëm të Komunës rezulton se janë shpenzuar rreth 0.013% për shërbime reprezentative, megjithatë për 4 muaj në pushtet të PVD-së, Komuna jonë ka pasur një dështim total prej 5.2 milion Euro.
Ne nuk jemi ashtu siç jeni ju!

 

Preshevë, 24.04.2019