SHPËRNDAJE

Armend Aliu, zëvendë kryetari i komunës së Preshevës dhe njëherit zv/kryetar i Alternativës për Ndryshim merr pjesë në shpalosjen e shtatores së patriotit të madh Hasan Prishtinë.

Postimi nga Armend Aliu:

Jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës ishte dhe mbetet burim i frymëzimit për të gjithë.

Qëndrimi i tij i palëkundur në zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare manifestohej me tipare dhe karakteristika të shqiptarit intelektual dhe luftëtar në të njejtën kohë, demokrat dhe atdhetar ndër më të dalluarit e kohës.

Me kënaqësinë më të madhe , me ftesë nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, bashkë me përfaqësues nga të gjitha trojet, sot mora pjesë në ceremonin e zbulimit të shtatores së Hasan Prishtinës.